Një trend i ri ka filluar në Kosovë, ku vajzat në mosha më të vogla janë obsesionuar me rutinën e kujdesit të lëkurës.
Për këtë çështje u diskutua në emisionin “Ora e Pasdites”, ku e ftuar ishte doktoresha Lirie Domi.
Ajo tregoi se si ato produkte po e shkatërrojnë lëkurën e tyre, si duhet të kujdesen për lëkurën moshat e rritura, cilat janë ato produkte më të përshtatshme për stinën e verës dhe shumëçka tjetër.
“Lëkura e fëmijëve është lëkurë e shëndetshme, rigjenerohet shumë shpejtë dhe nuk ka nevojë për disa substanca të cilat janë agresive për lëkurën dhe përdoren në mosha më të pjekura, siç është retinoli dhe disa acide të ndryshme të cilat bëjnë më shumë dëme se dobi. Rutina e kujdesit të lëkurës për fëmijët mund të jetë, larja e fytyrës, krema hidratues të cilat janë të dedikuar për fëmijë gjithashtu dhe aplikimi i kremave me faktorë mbrojtës”.
“Tek të rriturit preferohet acidi hyaluronic tek të gjitha llojet e lëkurës sepse është një substancë e pazëvendësueshme për lëkurën, lëkura vet e prodhon mirëpo pas moshës 28 vjeçare, bie prodhimi i acidit hyaluronic. Serumet retinol përdoren në mbrëmje, jo çdo natë dhe zakonisht kur koha është pak më e ftohtë”, u shpreh doktoresha Lirie.
Për detaje, ndiqeni intervistën e plotë me doktoreshën Lirie Domi:
https://www.youtube.com/watch?v=SHoMMSBLtoo
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.