Figurat prej dyllit të Princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan, janë zhvendosur larg nga ato të familjes mbretërore, në një vend të ri diku tjetër në muze.
Çifti prej dylli do të rrethohen nga figurat e tjera, duke përfshirë Helen Mirren, Nicole Kidman, Brad Pitt, Priyanka Chopra Jonas, George Clooney dhe Dwayne Johnson, transmeton Klan Kosova
Pas një ndryshimi, figura prej dylli e Meghan është veshur me një fustan blu të lehtë, ndërsa Harry me një kostum blu me një kravatë blu të hapur.
Kur ata u prezantuan për herë të parë në publik në maj të vitit 2018, për të shënuar dasmën mbretërore të çiftit, figura e dyllit e Meghan ishte veshur me të gjelbër, ndërsa Harry kishte një kravatë blu të errët.
Madame Tussauds tha kjo lëvizje pasqyron vendimin e tyre për të ndërruar vilën Frogmore për Hollyëood.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.