FIFA ka publikuar çmimet për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Biletat më të lira fillojnë nga 50 euro, ndërsa për finalen çmimi mund të arrijë deri në 6,000 euro.
Sistemi i shitjes do të jetë “çmim dinamik”, i cili mund të ndryshojë sipas kërkesës, edhe gjatë parashitjes.
Faza e parë e shitjes nis më 10 shtator dhe përfundon më 19 shtator, me rreth një milion bileta të disponueshme përmes një shorti për klientët e “Visa”.
Çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për ndeshje dhe të regjistrohet për maksimumi 10 ndeshje.
Shorti i grupeve do të mbahet më 5 dhjetor në Washington D.C.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.