FIFA ka vendosur që Lyoni nuk do të mund të bëj transferime në tre afatet e ardhshme.
Masa disiplinore kundër klubit francez rrjedh nga një borxh i papaguar prej vetëm 2,000 eurosh që lidhet me komisionet e papaguara të transferimeve, transmeton Klankosova.tv
Ky ndalim transferimesh do të mbetet në fuqi deri në afatin kalimtar të verës 2026.
Megjithatë, Lyon këmbëngul se çështja është zgjidhur dhe shuma është paguar plotësisht.
Kujtojmë se, Lyon përfundoi i gjashti në renditjen e Ligue 1 të sezonit të kaluar. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kosova dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.