Lajmet e fundit

Zjarrfikësit nuk janë vetëm në luftën me zjarret në Fier.
Atyre iu ka shkuar në ndihmë edhe një helikopter ushtarak i modelit "Cougar".
Po ashtu në terren janë edhe gjashtë mjete zjarrfikëse edhe 80 ushtarë.
Moti i nxehtë ka bërë që në Shqipëri të shpërthejnë disa vatra zjarri.
Më e rënduara është ajo në masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier.
Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps.
Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit, shkruan Top-Channel përcjell Klankosova.tv