Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm 700 bileta janë ndarë për tifozët e Kombëtares së Turqisë për ndeshjen ndaj Kosovës.
Sipas njoftimit, sektori pas portës në pjesën jugore të stadiumit do të jetë i rezervuar për tifozët mysafirë, ku janë ndarë ulëset për përkrahësit turq, transmeton klankosova.tv.
Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.