Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur seminari radhës për VAR-AVAR, duke i analizuar 12 xhiro të zhvilluara në Superligë.
Ky seminar për qëllim kishte rikapitulimin e ndërhyerjeve të VAR-it dhe ritheksimin e linjës së intervenimeve. Përpos rasteve dhe situatave diskutabile në kampionetet e ndryshme, janë diskutuar edhe rastet e Superligës së Kosovës.
Ligjërues në këtë seminar ishte Valentin Ivanov, instruktor i FIFA-së, teksa në seminar ishin të pranishëm të gjithë gjyqtarët e licencuar nga FIFA (gjithsej 28) për të shërbyer si VAR dhe AVAR, së bashku me ekipin e VAR Kosova.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.