Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar organizimin e një kampi seleksionues për futbollistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me synimin që talentet premtuese të identifikohen dhe të kenë mundësinë t’i bashkohen Kombëtares së Kosovës në grupmoshat përkatëse.
Përmes këtij procesi, trajnerët dhe stafi teknik i përfaqësueseve të Kosovës do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër potencialin e lojtarëve dhe të përzgjedhin elementët më të spikatur për ekipet kombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Djemtë U15
8–9–10 korrik
Gjenerata: 2012
Djemtë U17
8–9–10 korrik
3–4–5 gusht
Gjenerata: 2010
Djemtë U16
11–12–13 korrik
3–4–5 gusht
Gjenerata: 2011
Vajzat U19
3–4–5 korrik
Gjeneratat: 2008, 2009
Vajzat U17
5–6–7 korrik
Gjeneratat: 2010, 2011, 2012
Të dhënat e nevojshme për aplikim:
Emri dhe mbiemri
Data e lindjes
Klubi
Pozita në fushë
Numri i kontaktit
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.