Federata e Futbollit e Kosovës ia ka uruar Drenicës kthimin në Superligën e Kosovës.
“Urime FC Drenica titulli i kampionit në Ligën e Parë – Grupi A dhe rikthimi në Superligë!” thuhet në postimin e FFK-së në Facebook.
“Përgëzojmë FC Drenica për titullin e kampionit në Ligën e Parë – Grupi A dhe rikthimin e merituar në elitën e futbollit kosovar”.
“Realizimi i këtij objektivi erdhi si rrjedhojë e përkushtimit të futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë strukturave të klubit, të cilët punuan me përkushtim për t’i kthyer ngjyrat kuqezi aty ku e kanë vendin – në Superligë”.
FFK-ja e quajti emër me traditë klubin drenicas, duke ua uruar edhe qytetarëve të Skenderajt titullin.
“FC Drenica është një emër me traditë në futbollin tonë, andaj rikthimi në Superligë i jep edhe më shumë vlerë dhe konkurrencë garës në elitë”.
“Urime titulli kampion FC Drenica, tifozëve 'Shqiponjat e Zeza' dhe gjithë qytetarëve të Skenderajt”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.