Federata e Futbollit e Kosovës festoi Ditën Botërore të Fëmijëve.
Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u shndërrua në një arenë sportive, transmeton Klankosova.tv.
Nën ombrellën e Programit Grassroots, gjatë gjithë ditës u zhvilluan aktivitete të ndryshme me fëmijët e shkollave fillore të Prishtinës, përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta.
“Çdo fëmijë meriton të luajë, të jetë i lumtur dhe të ndihet pjesë e barabartë e shoqërisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.