Si transmetuesi ekskluziv i Superligës së Kosovës në futboll, platforma Artmotion erdhi me risi në xhiron e 28-të.
Përderisa po transmetohej ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Ballkanit, në ekranet tuaja keni mundur ta ndiqni në kohë reale momentumin e renditjes tabelare, e cila ndryshonte varësisht rezultateve të dueleve që po zhvilloheshin, raporton Klankosova.tv.
Duke e ditur që kampionati elitar i futbollist kosovar po shkon kah fundi, për të dyja skuadrat që ndesheshin mes vete, paraqitej edhe grafike se me kë do ballafaqohen në katër takimet e radhës.
Diçka e tillë shfaqet në mediumet më prestigjioze ndërkombëtare, të cilët transmetojnë ligat më të forta në Evropë.
https://www.youtube.com/watch?v=SDkc4ubCpB8
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.