Feyenoordi e ka mposhtur befasisht Bayern Munchenin, 3:0 në javën e shtatë të Ligës së Kampionëve.
Dygolëshi i Santiago Gimenezit dhe ai i Ayase Ueda-s, 89', lanë tri pikë në Roterdam për vendësit.
Në anën tjetër, Real Madridi ia ka dhënë një shuplakë Salzburgut, 5:1, falë dy golave të Rodrygos, dy të Vinicius Juniorit dhe një të Kylian Mbappe-së, teksa Mads Bistrup realizoi golin e nderit për austriakët.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.