Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku kanë marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, që u mbajt në Riga të Letonisë, më 24-25 maj.
Fetahu po ashtu ka marrë pjesë në Mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, derisa Dushku ka marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të Sekretarëve të Përgjithshëm të FIBA Evropës, transmeton Klankosova.tv.
"Pjesëmarrja e drejtuesve të FBK-së në eventet më të rëndësishme për basketbollin evropian dhe botëror konfirmon përkushtimin e FBK-së për të qenë pjesë akteve vendimmarrëse dhe për të përfaqësuar denjësisht basketbollin kosovar në strukturat ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në Facebook.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.