Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjitshme e FBK-së, Elvira Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.
Siç thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, mbledhja do të mbahet në Portoroz të Sllovenisë, më 10 e 11 maj.
Kjo do të jetë mbledhja e katërt për Fetahun, si anëtar i Bordit të FIBA Evropës, derisa Dushku do të marrë pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të Federatave anëtare të FIBA Europe-s.
Në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës do të diskutohet për tema të rëndësishme për basketbollin ndërkombëtar.
Kujtojme se, Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës në maj të vitit të kaluar.
Kryetari i FBK-së është edhe nënkryetar i FIBA Europe Youth Commission, ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-2027.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.