Festivali i Filmit “Sundance” e ka konfirmuar se do të mbahet fizikisht në fund të janarit të vitit të ardhshëm.
Ata madje kanë njoftuar se do t’u ofrojnë vizitorëve dhe të pranishmëve të tjerë doza përforcuese të vaksinës anti-COVID.
Vendimi për t’ua ofruar këtë vaksinë vjen pasi më herët ishte njoftuar se të gjithë vizitorët detyroheshin të jepnin dëshmi se i kanë marrë që të tri vaksinat.
“Si pjesë e sigurisë sonë shëndetësore, po punojmë që t’i bëjmë të mundshme vaksinat përforcuese për ata që kanë nevojë dhe që janë të lejuar ta marrin”, ka thënë një zëdhënës i festivalit për The Wrap.
https://www.youtube.com/watch?v=8pOVzTU4ezk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.