Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Burbuqe Berisha”, nis sonte në Prishtinë me një ceremoni të hapjes nga ora 19:30, ndërsa shfaqja e kësaj mbrëmje “Në zemrën e trëndafilit”, nga Franca jepet nga ora 20:00.
Në edicioni e 9-të të këtij festivali marrin pjesë shfaqje nga Franca, Greqia, Bosna e Hercegovina, Kosova dhe Izraeli.
Festivali ka karakter konkurrues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta, ajo e studentëve dhe juria mediatike. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë dhe jep çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërkohë që nuk ka kufizime zhanri.
Qëllimi i festivalit është prezantimi i projekteve teatrale cilësore nga e gjithë bota dhe shkëmbimi i mendimeve, ideve, planeve dhe përvojave, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve, transmeton Klankosova.tv.
Ky festival fillon sonte më 19 maj dhe zgjat deri më 24 maj 2025, në Prishtinë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.