Në kuadër të Festivalit Multikulturor u prezantuan traditat, veshjet, instrumentet dhe simbolet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se diversiteti kulturor është pjesë e identitetit dhe një nga pasuritë e mëdha të Kosovës, raporton Klan Kosova.
Organizatorët vlerësuan përparimin e këtyre komuniteteve në arsim, ekonomi dhe integrim shoqëror, duke theksuar se gjithnjë e më shumë qytetarë pranojnë bashkëjetesën dhe miqësinë me pjesëtarët e këtyre komuniteteve.
Ndiqeni kronikën më poshtë për detaje:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.