Për të na folur për festivalin e kitarës elektrike “Mitrovica Electric Guitar Academy”, i ftuar ishte Erhan Mujka, i cili na solli më shumë detaje rreth organizimit të edicionit të parë të këtij festivali.
Gjatë intervistës kuptojmë se ky do të jetë festivali i parë në rajon i cili si pjesë të saj ka edhe garat e para të kitarës elektrike. Do ta nis rrugëtimin e tij me kitaristët më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria si: Valon Gashi, Denis Hima dhe Armend Xhaferi dhe do të ofrojë masterklasa me profesorët e ftuar për të gjithë kitaristët e interesuar.
Ndërsa, për ata që jetojnë jashtë Mitrovicës, fjetja në bujtinë do të jetë falas.
Për më shumë ndiqeni videon poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=pDAX9WIj7YM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek muzikë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.