Në Parlamentin Europian në Bruksel, sonte do të mbahet koncert i jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e baritonit shqiptar, Gëzim Myshketa.
Këtë koncert do të organizojë Fondacioni Arena Di Verona, që sjell në zemër të politikës europiane dashurinë dhe pasionin për operën, e në veçanti për operën italiane.
Një moment unik dhe prestigjioz ku muzika dhe kultura bashkohen me dimensionin më të lartë institucional europian duke sjellë dhe një copëz të Shqipërisë./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.