Lajmet e fundit

“Festivali “Kah Drita” mbahet sivjet për të tretin vit me radhë në Junik. Festivali organizohet nga CHWB Kosova në kuadër të një projekti që quhet “Mirëdita Junik”, të cilin CHWB Kosova e zbaton tash e disa vite në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Ukimeri.Ajo bëri të ditur se festivali “Kah Drita” organizohet sivjet për të tretin vit me radhë në Junik dhe zhvillohet në kuadër të projektit “Mirëdita Junik”.
“Projekti është shumë i bukur dhe shumë i vlefshëm. Ka shumë komponentë dhe njëra nga ato është edhe promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit. Kështu që “Kah Drita” është një nga produktet e këtij projekti, por që ngadalë-ngadalë po i merr këmbët që me vazhdu me u zhvillu edhe vetë, vit pas viti, me u bërë tradicional”, tha ajo.