Mbrëmjen e së mërkurës është bërë ceremonia hapëse e festivalit të filmit në Venecia, ku aktori dhe regjisori, Roberto Benigni mori çmimin “Luani i Artë” për karrierë.
Ai u prezantua nga regjisorja Jane Caption, e cila tha se Benigni është shumë i nevojshëm në këto kohë të vështira.
Drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera e vlerësoi Benigni duke thënë se pak artistë kanë talentin dhe satirën e tij.
Benigni ia kushtoi çmimin të gjithë atyre që besuan në të dhe në punën e tij, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.
"Falënderoj të gjithë ata që më kanë dashur dhe thjesht besuan në mua që në fillim, ata që më prezantuan me botën e shfaqjes"
"Unë vij nga një familje e varfër, nga asgjëja, kaq shumë njerëz më kanë ndihmuar në këtë udhëtim që më ka çuar në këtë dhuratë të mrekullueshme”, shtoi ai.
68 vjeçari, lindi në qytetin toskan të Misericordia dhe filloi karrierën e tij në fillim të viteve 1970.
Ai për një kohë të shkurtër u bë një nga aktorët dhe regjisorët më të njohur të Italisë.
Ndryshe, Festivali i Filmit në Venecia mbahet nga 1 deri me 11 shtator.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.