Edicioni i 9-të i Festivalit Kombëtar të Poezisë "Muza poetike budiane", do të mbahet më datë 27 shtator 2025, në Burrel, nën organizimin e Klubi Letrar “Pjetër Budi”, Mat.
Pjesëmarrja në konkurrim e poetëve nga trevat shqipfolëse si Shqipëria, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Diaspora sjellin risi në vlera të reja, zëra të rinj, dhe perceptime të larmishme për letërsinë.
Programi i Festivalit hapet me homazh te përmendorja e poetit Pjetër Budi, për të vazhduar me promovimin e tri botimeve të reja letrare të autorëve Lindita Doda, Shan Malaj, BSHASh "Zëri i mërgimtarit", Novara, Itali, konkurrim letrar, ndarje e çmimeve dhe tituj nderi./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.