Më 5 nëntor pritet të fillojë festivali i muzikës elektronike "Rave Festival".
Kjo do të ndodhë pas edicionit të dytë të "Prishtina Music Conference".
“Motoja e PMC-se 2022 për konsistence në qasje, dorëzim dhe sjellje po i jep jetë eksperiencave të reja në industrine tonë t’muzikës. Mungesa e emocioneve ndaj ndjesive të reja ka shty Rave të studio një plan t’ri, ta formoj’ ni identitet të ri për qytetin tonë. Ni identitet ku mujmë me u kap krejt, tu e zvogëlu polarizimin ekstrem aktual jo vetëm të skenës sonë t’muzikës, por praktikisht gjithçkaje që po shohim e po dëgjojmë”, thuhet në njoftimin e tyre.
"Rave Festival" thotë se ka një koncept konsistent, pa-mbarim, senzacione që ngjallin emocione të reja e të vjetra dhe muzikë e cila përcjellë mirësinë e mirëqenien e kamotshme n’zo t’Prishtinës cool.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.