Edicioni i tretë i Festivalit “Aktori dhe Poeti” fillon sot në orën 17:30, në Shtëpinë e kaltër pranë Komunës së Prishtinës.
Ky festival ndërthur fuqinë e fjalës poetike me interpretimin skenik, duke krijuar një përjetim unik artistik për publikun.
Në këtë edicion do të marrin pjesë emra të njohur të artit dhe letërsisë si: Besnik Mustafai, Hasan Erkek, Gioacchino Desiderio, Josif Papagjoni, Behar Gjoka, Rozi Kostani, Safete Rugova dhe krijues të tjerë nga diaspora, vendi dhe rajoni.
Festivali organizohet nga Drita Begolli dhe do të zgjasë deri më 27 mars 2026, duke ofruar një program të pasur me aktivitete kulturore dhe artistike./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.