Ekipi italian Ferrari ka prezantuar, të enjten pasdite, formulën e re "F1-75" për sezonin e ri.
"Kokëkuqja" do ta ketë edhe këtë sezon partneritetin Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, të cilët në sezonin paraprak përfunduan në pozitat pesë, respektivisht shtatë.
Kështu, Ferrari ka zbuluar "armën" e saj të re pas Haas, Red Bull, Aston Martin, Alpha Tauri dhe Williams.
Ndërsa në ditët në vazhdim, këtë do ta bëjnë edhe Mercedes, Alpine dhe Alfa Romeo.

Sezoni i ri i "Formula 1" fillon më 20 mars në Bahrain dhe do të transmetohet në platformën "Artmotion".
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.