Ferran Torres po kalon një formë të shkëlqyer në fillim të sezonit me Barcelonën, duke u shndërruar në sulmuesin që katalanasit kishin kohë që kërkonin.
Pas kritikave të shumta në të kaluarën, sulmuesi valencian ka shpërthyer nën drejtimin e Hansi Flick, duke shënuar katër gola dhe dhënë një asistim në vetëm pesë javët e para të La Ligës. Në ndeshjen e fundit kundër Getafes (3-0), ku realizoi dy gola, Ferran tregoi se është bërë pika kryesore e ofensivës blaugrana.
Vendosja e tij pranë Robert Lewandowskit në një dyshe sulmuese ka dhënë rezultate të menjëhershme, duke e bërë më efikas dhe më të rrezikshëm në zonën kundërshtare.
Përveç shënimeve, Torres po spikat edhe me punën në presing, lëvizjet inteligjente dhe përkushtimin në çdo aksion, elemente që e kanë kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm. Me këtë ritëm, “Peshkaqeni” i Barcelonës jo vetëm që po udhëheq golashënuesit e ekipit, por po hyn edhe në garë për Pichichi-n e kampionatit spanjoll./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.