Ka përfunduar katër nga pesë ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli dhe Ballkani në këtë javë arritën fitore të lartë në duelet e tyre kundër Gjilanit e Besës, njofton Klan Kosova.
Fitore arritën edhe Prishtina e Arbëria që mposhtën Drenicën e Trepçën ’89.
Kurse dueli i vetëm që nuk u zhvillua në këtë xhiro ishte ai në mes të Dritës dhe Llapit, si shkak i ndeshjes së Ligës së Evropës që gjilanasit do ta kenë të enjten që po vjen.
Rezultatet komplete:
Prishtina 3:0 Drenica
Trepça ’89 0:2 Arbëria
Besa 1:4 Ballkani
Feronikeli 4:0 Gjilani
Drita – Llapi, u shty për disa ditë.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.