Në “Weekend” në Klan Kosova, trajneri Ismet Munishi ka komentuar ndeshjen e bamirësisë “Loja e Yjeve”, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Munishi tregoi se cili prej VIP-ave që morën pjesë luajti futboll më së miri.
Në krye të listës e vendosi emrin e rep-artistit, Fero, vijuar me Meriton Mjekiqin, dhe Dj Dagz e PM.
“Më ka befasu me të thënë të drejtën, Fero kish talent për futboll, për zotin më ka befasu, kish talent për futboll, Meriton Mjekiqi, Dj Dagz dhe PM”, tha Munishi, transmeton Klankosova.tv
Ai bëri të ditur se edhe me kë ishte i pakënaqur në lojë, por për ta zbuluar ndiqeni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=Jz8O5CCQEiQ
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.