Fermin Lopez ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Barcelonës këtë sezon.
Siç raporton El Mundo Deportivo, pavarësisht se Chelsea i ofroi pagë më të lartë dhe po ashtu bëri ofertë 40m€, Fermin Lopez ka zgjedhur të mos largohet, marrë parasysh sfidat në pozitën e tij te Katalunasit, transmeton klankosova.tv.
Barcelona ishte e gatshme ta lëshonte lojtarin në rast të një oferte prej 90m€, gjë për të cilën Chelsea nuk ishte e gatshme të paguante.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.