Nga e gjithë Kosova, me traktorë e maune erdhën në kryeqytet të hënën pasdite.
Fermerët që merren me prodhimin e qumështit lanë tokat e bagëtitë e mësynë Ministrinë e Bujqësisë për ta shprehur pakënaqësinë që kanë.
Në këtë frymë mijëra litra qumësht, që destinacion kishin tregun, u derdhën në tokë.
Këta revoltën e shprehën edhe me buri e pankarta, teksa thanë që qumështorja VITA që u mbyll ditë më parë është 100% i sigurt, raporton Klan Kosova.
Zgjidhje duan nga shteti e kritikojnë që më shumë po i favorizon importuesit se prodhuesit.
Nga qumështorja që javën e kaluar ndali punën, kërkojnë sa më parë të dalin me një verdikt për mostrat e marra.
Në fund, protestuesit u shpërndanë të qetë, teksa për përfaqësuesit e tyre u ftuan për takim në dikasterin qeveritar.
Për më shumë, ndiqni kronikën e plotë:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.