Të shtunën në Rahovicë të Ferizajt një person ka raportuar se zjarri ia ka djegur 700 copë duaj ushqim për kafshë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i shkaktuar në fshat i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në raport thuhet që zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej 80 deri në 90 hektarë tokë e të cilën zjarrfikësit e kanë lokalizuar.
“Zjarrin e përfshirë në një sipërfaqe prej rreth 80-90 hektar e kanë lokalizuar zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.