Ferizaj ka prezantuar trajnerin e vet të ri, Nevil Dede, përcjell Klankosova.tv.
“FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive”.
“Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.