Lajmet e fundit

Ferizaji ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Alush Gavazajn.
Këtë klubi ferizajas e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, duke falënderuar Gavazajn për kontributin, duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin sportiv.
“Ju njoftojmë se me marrëveshje të dy anshme klubi ynë dhe mesfushori Gavazaj kanë përfunduar kontratën”, thuhet në njoftim.
Gavazaj ishte bashkuar me Ferizajin në afatin kalimtar të janarit, si një përforcim shtesë në rrugëtimin e tyre drejt Superligës, aty ku do garojnë në sezonin e ardhshëm.