Ferizaj ka triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Malishevës në xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mjaftoi një gol i Edon Sadriut në minutën e 35-të për ta vendosur fituesin e këtij takimi.
Me këtë fitore, ferizajasit zënë vendin e katërt me 41 pikë, gjashtë më pak se ekipi që mundën, e i cili zë vendi ne tretë në tabelë, vend ky që dërgon në Evropë.
Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e Ferizajt e që i dha fund serisë së shkurtër prej dy fitoresh rresht të klubit mysafir.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.