Ferizaj ka arritur të mposht Dukagjinin në xhiron e 26-të të Albimall Superligës së Kosovës në futboll.
Vendësit arritën që për dy minuta të shënojnë dy herë, qysh në fillim të pjesë së dytë.
Por, avantazhin e dyfishtë arritën të mbajnë deri në minutën e 67-të, kur Dukagjini arriti të ngushtonte epërsinë.
E deri në fund nuk pati më ndryshim të rezultatit.
Me këtë fitore, Ferizaj vazhdon të mbajë pozitën e 6-të me 35 pikë, kurse Dukagjini në të 8-tën me 32 pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.