Haxhimusa ka barazuar shifrat në ndeshjen e xhiros së 12-të në kuadër të Superligës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Ferizajt.
Vendasit e morën avantazhin me anë të Hamidit në pjesën e parë, kurse me të filluar e dyta, gjithçka u neutralizua, raporton Klankosova.tv.
Gjyqtari i takimit akordoi penalti për "Xhebrailat", pasi Serebe u pengua në zonën e rreptësisë, por pas rishikimit në sistemin VAR, vendimi u ndryshua, duke u anuluar ai paraprak.
Aktualisht, elita futbollistike e Kosovës udhëhiqet nga Prishtina, e cila ka grumbulluar 25 pikë, teksa ndjekës të parë janë suharekasit, me tri sosh më pak. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.