Lajmet e fundit

Suksesi i tyre nuk qëndron vetëm te muzika, por edhe te mënyra se si e përkthejnë atë në skenë: koreografi të fuqishme, estetikë vizuale e kuruar dhe një energji që synon drejtpërdrejt publikun. Pikërisht kjo qasje i ka bërë shumë shpejt një nga emrat më të përfolur në hapësirën digjitale, ku çdo paraqitje e tyre shpërndahet gjerësisht dhe shndërrohet në trend.
Tani, ky momentum pritet të marrë një dimension të ri në Prishtinë, ku publiku do të ketë mundësinë t’i shohë për herë të parë live në një nga festivalet më të mëdha në rajon. Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill duhet theksuar se do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë.