Kalimi direkt në çerekfinale të Europa League është synimi i të dyja skuadrave.
Për t’iu afruar qëllimit, Fenerbahce duhet që medoemos sot ta mposht Lyonin që e pret në “Ulker Stadium” në Stamboll.
Aktualisht, Feneri gjendet në vendin e 22-të në tabelë me tetë pikë nga gjashtë ndeshje, kurse Lyonit do t’i bënte punë edhe një barazim për të mbetur në top 8-she pasi pozicionohet në vendin e katërt me 13 pikë, njofton Klankosova.tv.
Përballja mes Fenerit dhe Lyoni transmetohet direkt në platformën kryesore shqiptare, Artmotion, nga ora 18:45.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.