Fenerbahçe po përgatitet të bëjë një ofertë zyrtare për rikthimin e Vedat Muriqit.
Mediumi turk, Haberler, raporton që ata pritet t'i derdhin 15 milionë euro në konton e Real Mallorcës.
Në anën tjetër, sipas Haberlerit, sulmuesi kosovar thuhet se është i hapur për t’u rikthyer te skuadra verdhë e kaltër.
Muriqi është futur surprizë në listën e objektivave të Fenerbahçes për përforcimin e sulmit, por pengesa kryesore mbetet Mallorca, e cila kërkon një shumë të lartë transferimi.
Klubi spanjoll i ka rinovuar kontratën Muriqit në fillim të sezonit dhe nuk dëshiron ta lëshojë lehtë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.