Arianit Sllamniku, u arrestua gjatë ditës së djeshme nën dyshimin për veprat penale, "Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave".
Po ashtu nga Inspektorati Shëndetësor, Sllamnikut iu vu dryni "ordinancës" ku ushtroi veprimtarinë e kundërligjshme.
Aktivizimi i organeve të shtetit nisi nga raportimi i KIKS Kosova, të hënën mbrëma.
Gazetarja Florentina Hoti, tregoi në emisionin e mëngjesit se si nisi hulumtimi në këtë rast.
"Gjithçka ka nisur prej një prindi të shqetësuar, i cili veçse kishte dëgjuar për Arianit Sllamaniku dhe kishte shkuar për një konsultë, se ai e ka pasur metodologjinë e tillë që konsultën e parë e ka pasur falas dhe të gjithë prindërit thonë se ai ka pasur njëfar aftësie manipulimi që më tutje ata me vazhdu edhe me i pagu shumat e majme të parave që veçse ata i kanë paguar", deklaroi ajo njofton Klan Kosova.
"Vetëdijësimi ka qenë pika kyçe e komplet hulumtimit dhe dëshirës tonë të madhe dhe shtytjes që me reagu edhe organet e rendit dhe të drejtësisë. Një nënë e shqetësuar e ka marrë tutje protokolin edhe aty çka ka parë ka filluar ta shqetësojë për shkak se kanë qenë disa barëra, ku prej një kurioziteti të nënës ka filluar me i kërku në internet dhe e ka parë që janë barëra që përdoren nga veterinarët për kafshë", theksoi Hoti.
Ajo tregoi edhe efektet e këtyre barërave, ku siç tha gazetarja fëmijëve kishin nisur edhe t'u bien flokët.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.