Lajmet e fundit

“Që nga evoluimi i rrjeteve sociale në mbarë botën, kemi fëmijë të cilët bien viktimë e rrjeteve sociale. Kemi shantazhim të vazhdueshëm seksual, në nivel global janë mbi 27 mijë raste të konfirmuara. Kemi rritjen e bullizimit, sidomos përmes ‘Snapchat’. Kemi rritje të dhunës në shkolla, pikërisht si shkak i rrjeteve sociale”, tha ajo si një nënë e shqetësuar.Nga ana tjetër, eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj theksoi se përdorimi i platformave të ndryshme digjitale shoqërohet me rreziqe të shumta për të rinjtë, veçanërisht në aspektin e privatësisë. Sipas tij, shpërndarja e të dhënave personale në internet mund të ekspozojë përdoruesit ndaj rreziqeve të ndryshme, ndërsa humbja e privatësisë mbetet një nga shqetësimet më të mëdha.