João Félix ka folur për arsyen e zgjedhjes së tij për t'u transferuar tek AC Milan.
Ai tha se nuk kërkoi të luajë çdo ndeshje, por thjesht të vendoset në pozicionin e tij më të mirë, një gjë që ai e gjeti tek trajneri i Milanit.
“Nuk kërkova nga AC Milan të luaj çdo ndeshje, thjesht të luaj në pozicionin tim… dhe Sérgio Conceição dëshironte pikërisht të më vendoste në pozicionin tim më të mirë,” tha João Félix.
Ai shtoi se ky ishte një faktor kyç që e bëri të zgjedhë Milanin si destinacionin e tij të ardhshëm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.