20 herë fituesi i titujve Grand Slam dhe njëri nga ikonat më të mëdha të botës së sportit, ka qenë i pranishëm mbrëmë në San Francisco, ku po zhvillohet edicioni i Laver Cup.
Ai zbriti në sesionin e mbrëmjes së bashku me legjendën e NBA, Stephen Curryn për të nderuar hapjen e ndeshjes ndërmjet Fritz dhe Alcaraz.
Ai pas kësaj u shpreh që është shumë entuziast për gjërat e bukura që po i ndodhin tenisit, duke aluduar kryesishtë në rivalitetin e ri ndërmjet Alcaraz dhe Sinner.
“Është një rivalitet i ri e i jashtëzakonshëm. Ajo përballje në Roland Garros, hapi rrugët për tre finalet e tjera që këta, luajtën më pas”.
“Nuk e kam besuar që kaq shpejt mund ta dominojnë këtë sport kjo dyshe. Shpresojmë që një lojtar i tretë të dal, e ta bëj më interesant situatën”, u shpreh zvicerani.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.