Lajmet e fundit

Klubi i Futbollit Prishtina ka dalë me një komunikatë ku ka thënë që sipas Këshillit për Arbitrazh Sportiv të Komitetit Olimpik të Kosovë, padia e tyre kundër Federatës së Futbollit të Kosovës është e bazuar.
Kjo padi kishte ardhur pas pretendimeve të klubit kryeqytetas se mos licencimi nga FFK-ja për pjesëmarrje në garat e UEFA-së në vitin 2023, kishte qenë i padrejtë.
“KËSHILLI PËR ARBITRAZH SPORTIV (KAS) I KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS ka marrë VENDIM që Padia e Klubit të Futbollit Prishtina sh.p.k. nga Prishtina me nr. 136/2023, e datës 08.06.2023 e KF Prishtina sh.p.k kundër Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK është e BAZUAR”, thuhet në njoftimin e KF Prishtinës.
“Anulohet Vendimi me Nr. 539-2, i datës 26.05.2023 i Komisionit të shkallës së dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe Vendimi 534-2, i datës 19.05.2023 i Komisionit të Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA”.
“FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshëm të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit”.