FC Prishtina ka njoftuar se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani kishte marrë drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje.
Klubi e ka falënderuar për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, ndërsa i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij. FC Prishtina ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të njoftojë për zhvillimet e radhës.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.