FC Prishtina ka njoftuar se do t'i zhvillojë dy lojë miqësore, para ndeshjeve që do të luajë në kuadër të Ligës së Kampionëve në Elbasan.
Prishtinasit ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë kundër fituesit të Kupës së Kosovës, Llapin, më 12 qershor nga ora 17:30 në “Stadiumi i qytetit Gjakovë”.
Ndeshjen e dytë do ta luajë kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Klankosova.tv
Prishtina ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve do ta luajë kundër Folgores më 22 qershor nga ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.