Trajneri, Armend Dallku, nuk do të drejtojë më skuadrën më të trofeshme në vend, FC Prishtinën.
Ndarjen mes palëve tashmë e ka konfirmuar në llogarinë e tyre edhe skuadra nga kryeqyteti i vendit, njofton Klan Kosova.
“Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me krye-trajnerin Armend Dallku”, thuhet në njoftim.
Dallku si trajner i Prishtinës e ka udhëhequr në 35 ndeshje, ku kishte 23 fitore, shtatë barazime dhe vetëm pesë humbje. Duke arritur të fiton edhe Kupën e Kosovës edicionin që lamë pas.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.