Skuadra e FC Prishtinës është bartur sot në Tiranë, aty ku do të vazhdojë fazën përgatitore para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
“Pasdite nga ora 18, në fushën ndihmëse të KF Tirana në "Skënder Halili", skuadra kreu seancën e parë stërvitore, aty ku do të stërvitet edhe nesër për të kaluar pastaj në stadiumin "Selman Stërmasi" dhe në "Elbasan Arena"”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e FC Prishtinës.
Kurse, para nisjes drejt Shqipërisë, ekipi bardhë e kaltërt është testuar për COVID-19, ku të gjithë anëtarët e ekspeditës kanë dalë negativ.
Skuadra Kampione e Kosovës me 22 qershor do të luajë ndeshjen e parë në parakualifikime të Ligës së Kampionëve.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.