Skuadra futbollistike Liria është gati të zyrtarizojë një përforcim të rëndësishëm në repartin defensiv. Burime të afërta me klubin kanë bërë të ditur për Klan Kosova se marrëveshja me qendërmbrojtësin bullgar Miroslav Pushkarov është arritur dhe prezantimi zyrtar pritet të ndodhë shumë shpejt.
30-vjeçari vjen si lojtar i lirë, pasi që nga janari ishte pa skuadër. Së fundmi ai ishte pjesë e klubit lituanez Dziugas Telsiai, ku pati paraqitjet e tij në kampionatin vendor.
Pushkarov ka një karrierë të pasur ndërkombëtare. Në Bullgari ka veshur fanellat e Evrokolezh, Maritsa, Pirin, Dobrudzha Dobrich dhe Sportist Svoge, ndërsa eksperiencë ka fituar edhe në Islandë me Leiknir dhe Throttur, si dhe në Sllovaki me Pohronie.
I gjatë 190 centimetra, mbrojtësi i majtë natyral dallohet për lojën në ajër dhe qetësinë në organizimin e fazës mbrojtëse. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.