Skuadra e Feronikelit gjatë ditës së sotme në mënyrë të organizuar ka bërë homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovict, duke i nderuar për përvjetorin e tyre të 22-të.
“Vepra e dëshmorëve të rënë për liri nuk duhet harruar asnjëherë”, shkruan KF Feronikeli në Facebook.
Veprën e dy heronjve e ka përkujtuar edhe presidenti i këtij klubi, Naser Ramaj.
“Heronjë të tillë si Fehmi e Xhevë Lladrovci janë ata që flijuan jetët për liri dhe meritojnë çdo respekt nga ne. Janë të rënët ata që ndërtuan themelet e Kosovës së lirë. Lavdi për Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe për të gjithë heronjët e luftës”, tha ai.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.